SHBA-Departamenti i policisë së New York-ut ka shpërndarë pamjet e regjistruara nga telekamerat e sigurisë të një pallati të Upper East Side të Manhattan-it, që tregojnë agresionin e një hajduti ndaj një zonje 80 vjeçare.
Keqbërësi përpiqet ti marrë zonjës me forcë çantën e saj, e cila reagon duke luftuar dhe duke mos u dorëzuar edhe pas rënies në tokë.
Ulërimat e saj kanë tërhequr vëmendjen e një fqinji, që vrapon për ta ndihmuar duke e bërë hajdutin të largohet.
Publikimin e pamjeve e ka bërë policia e cila u ka kërkuar qytetarëve të New York-ut çdo lloj informacioni për agresorin dhe bashkëpunëtorin e tij, i cili duket se qëndron jashtë pallatit.
(da.xha/BalkanWeb)