VLORE- Bombola e gazit që përdoret për gatim, e montuar sot, për pak sa nuk ka shkaktuar një tragjedi të vërtetë në një familje nga Vlora.

Gazetari Enrik Mehmeti raporton për “BalkanWeb” se mëngjesin e sotëm në lagjen “Isa Boletini” të Vlorës u dëgjua një shpërthim i fuqishëm që erdhi si pasojë e zjarrit të shkatuar nga rrjedhja e gazit.
vlore shperthen bombola e gazit
Në momentin që ka ndodhur shpërthimi në banesë ka qënë vetëm vajza 20-vjeçare e familjes, e cila fatmirësisht ndodhej në dhomën tjetër.


Në videot e siguruara nga gazetari Enrik Mehmeti për “BalkanWeb” brenda banesës duket gjithçka e shkrumbuar. Shumica e orendive shtëpiake janë djegur. Dhoma ku ndodhej bombula është mbushur me ujë.
(m.a/BalkanWeb)

Etiketa: