Është zhvilluar sot në stadiumin “Elbasan Arena” miqësorja e parë mes Shqipërisë U-19 dhe Kosovës U-19.
Në përfundim të 90-t minutave të fituar kanë dalë djemtë e drejtuar nga Bogdani, të cilët falë ‘dopietës’ së Pashës e mbyllën takimin me shifrat 2-1.
Goli i Shqipërisë, Pasha on Vidnews.
Ndeshja u zhbllokua në minutën e 21-t, ndërsa për Kosovën barazoi Limani pak para fundit të pjesës së parë nga pika e bardhë e penalltisë. Në minutën e 81-t kuqezinjtë realizuan golin e fitores.
Goli i Limanit me 11-metërsh (Shqipëri U19 -Kosovë U19) 1-1 on Vidnews.
Goli i dytë i Shqipërisë U19 on Vidnews.
Kjo ishte ndeshja e parë miqësore pasi mes dy skuadrave do të ketë një tjetër vallazërore më 26 maj, këtë herë në stadiumin “Loro Boriçi.”
(e.k/BalkanWeb)