Mesfushori i Manchester United, Poul Pogba, i njohur mbi të tjera për modele të çuditshme flokësh ka befasuar sërish para grumbullimit me ekipin kombëtare të Francës.
ee99d1355ab02be481889c960bd82875
Modeli që 25-vjeçari ka zgjedhur këtë herë është në kufijtë e qesharakes dhe i ngjan shumë një palloi. A mund të imagjinoni fytyrën e Sir Alex Ferguson nëse Pogba do të ishte paraqitur kështu në stërvitje?

Jo më pak i habitur ka mbetur edhe shoku i skuadrës në kombëtaren e ‘gjelave’, Oliver Giroud. Futbollisti i Chelsea-s në momentin që takohet me Pogba-n përveçse ka bërë një reagim interesant e ka thirrur edhe ‘picachu’, si personazhi vizatimor japonez.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb