Është prezantuar sot në “Cam Nou” futbollisti më i ri i Barcelonës, mbrojtësi Jerry Mina.

Futbollisti që u ble për 12 mln euro nga skuadra braziliane e Palmerias-it ka arritur të impresionojë që në ditën e parë si katalanas. Futbollisti supersticioz, fushën e gjelbër të ‘Cam Nou-t’ e ka prekur i zbathur, pa taka, duke befasuar gazetarët dhe 10 mijë të pranishmit.

Në fakt, kjo është një traditë që futbollisti ka në momentin kur duhet të shkelë në një fushë futbolli. Para ndeshjeve, ai e bën një gjë të tillë kur nis nxehmja, duke hyrë zbathur mbi tapetin e barit për të veshur më pas këpucët.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb