Futbollisti dhe kapiteni i Real Madrid, Sergio Ramos, ka tërhequr vëmendjen e të pranishmëve dhe kamerave kur ka mbërritur sot në stërvitje.

Mbrojtësi 31-vjeçar sikundër pritej, ka mbërritur në në Valdebebas me një makinë Fiat 600, që dallon nga makinat e “zakonshme” të futbollistëve për shkak të përmasave të saj shumë të vogla.

Në pjesën anësore të makinës klasike vihen re edhe inicialet e lojtarit: SR4.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb