BRAZIL-Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur në Brazil.

Rosangela Almeida dos Santos ishte përpjekur për rreth tre ditë për të dalë nga varri ku e kishin varrosur.

Gruaja braziliane, 37 vjeç, ishte shpallur e vdekur pas dy infarkteve në 28 janar në spitalin e Bahia dhe pastaj sipas asaj që raportojnë mediat braziliane, ishte varrosur, teksa ishte ende e gjallë në qytetin e saj në Riachao das Neves.

Familjarët e saj kanë qenë të bindur për këtë fakt dhe kanë hapur arkivolin, siç shihet në këtë video, 11 ditë pas funeralit. Në brendësi të varrit ato gjejnë provat e një tentative për të dalë prej andej.

Gjaku dhe plagët në duar tregojnë që Rosangela kishte luftuar për të dalë prej andej’. Disa dëshmitarë kishin dëgjuar edhe zëra dhe ulërima që vinin nga varri i Rosangelës, në varrezat e Senhora Santana. Kur arkivoli është hapur, gruaja është gjetur e vdekur. Për çështjen në fjalë policia ka hapur një hetim.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb