SHKODER – Vllaznia rikthehet tek fitorja, duke mposhtur Apoloninë me rezultatin e pastër 2-0. Në një “Loro Boriçi” thuajse të boshatisur, ato tifozë të paktën i kërkojnë djemve të Baldo Ranierit të zgjohen, dhe zgjimi erdhi vetëm në pjesën e dytë, ku golat e Likës dhe Sozës i dhuruan suksesin kuqebluve.
Në një atmosferë të ftohtë ashtu si dhe situata që po kalojnë shkodranët pjesa e parë dhurojë shumë pak emocione. Gilman Lika rikthehet të marrë fatet e Vllazinsë në duar, dukë i dhuruar një asis perfekt për Sozën në minutën e 47, me sulmuesin urgugajan që nuk gabon me portën e boshatisur.
Dyshja Soza-Lika projektojnë edhe golin e dytë 9 minuta më vonë, me urugajanin që i kthen reston Likës. Fantazisti shkodran tregohet i saktë duke dyfishuar rezultatin. Me 26 pikë në total pas 23 javësh Vllaznia mund të qëndrojë e qetë larg çdo makthi që mund ti sjellë zona e ftohte, ndërsa për Fierakët vetëm një mrekulli mund t’i mbajë ende në superiore.
(e.shkambi/BalkanWeb)


Etiketa: