VLORE – Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas një takimi me qytetarët në Vlorë ka bërë edhe një herë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e 27 janarit.

Në një postim në Facebook, kryedemokrati i drejtohet kryeministrit Rama me fjalët “Koha jote ka mbaruar”.

“Vlora ka një mesazh të qartë për Edi Ramën:
Më #27janar atë që ke dëgjuar nga opozita, do ta dëgjosh nga populli i bashkuar në sheshin e protestës, në mes të Tiranës.
Koha jote ka mbaruar! Shqiptarët nuk do të pranojnë rënien e drejtësisë në dorë të krimit.
Banditët e kane vendin në burg, jo në qeveri!” shkruan Basha.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: