SERBI- Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç deklaroi sot se i bashkohet apelit të Listës serbe që serbët në Kosovë të mos regjistrohen në ushtrinë e Kosovës, transmeton zeri.info.

Në pyetjen se a ka serbë që janë regjistruar në ushtrinë e Kosovës, Vuçiç ka thënë se ka të dhëna për këtë dhe ka thënë se i është bashkangjitur apelit të kryetarit të Listës serbe Goran Rakic, që serbët e Kosovës të mos bëjnë një gjë të tillë, siç tha ai, pasi i kanë mashtruar duke iu ofruar paga të larta.

Ai shtoi se shumë serbë në një fshat të Novobërdës janë regjistruar për t’u bërë pjesëtarë të ushtrisë së Kosovës, por po punojmë në këtë dhe tha se shumë serbë në të kaluarën kanë qenë në ushtri të ndryshme dhe duhet të kemi vetëm një ushtri – ushtrinë e Serbisë, duke shtuar se, agjenci të jashtme po punojnë në këtë drejtim dhe i pyes ata se a po dëshirojnë që “serbët të godasin serbët”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: