TIRANË- Rreth një vit pas vdekjes së 48-vjeçares Lirije Lami, policia zbulon se ajo është helmuar nga nusja e djalit. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se policia ka arrestuar nusen Marjana Cmeta dhe 3 persona të tjerë për “moskallëzim krimi”.

Ngjarja ndodhi në prill të vitit 2017 në Kamëz dhe vdekja e 48-vjeçares Lami u raportua si vdekje natyrale. Por pas hetimeve, policia arriti të zbardhë ngjarjen, duke akuzuar nusen e djalit të viktimës se e ka helmuar me fotoksinë. “BalkanWeb” mëson se mes personave të shoqëruar janë bashkëshorti i viktimës dhe një hoxhë.

(m.k/BalkanWeb)