E ftuar në emisionin ‘Rudina’, aktorja Rajmonda Bulku është surprizuar me një videomesazh nga nëna e Armina Mevlanit, Mimoza Mevlani. Bulku tha se Mevlani është për të më shumë se sa mikeshë, ndërkohë që shtoi se shpeshherë ata e quajnë njëra-tjetrën motër.

“Unë përgjithësisht jam tip i qetë dhe jokonfliktuale dhe kam mjaft miq. Mimoza Mevlani për mua nuk është mikeshë, është më shumë se sa mikeshë”, tha Bulku.
Ndërkohë Mevlani uroi aktoren për premierën në teatër duke e quajtur mikeshë që nuk do donte ta ndante me dikë tjetër.

“Monda të përshëndes, jam tek vendi ku ne ndajmë kafet e mëngjesit, bisedat tona. Tek ty kam gjetur jo vetëm njeriun e dashur por edhe një mikeshë që nuk do ta ndaja me dikë tjetër. Unë gjej momentin për të të uruar suksesin e radhës në teatër”, tha Mevlani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: