Trajneri i Tiranës, Ze Maria, pas ndeshjes së fituar kundër Kastriotit që i shpalli kampionë të Kategorisë së Parë, ka deklaruar se gjatë lojës ka qenë mjaft nervoz. Me tej ai dha një përgjigje edhe për rinovimin që pritet të ndodhë së shpejti.

Trajneri shumë nervoz sot…

Isha shumë nervoz sepse kisha dyshime për disa lojtarë, pasi nuk bëmë një lojë të mirë në pjesën e parë.

Do vendoset sot rinovimi me Tiranën?

Do të ulem për të folur me presidentin, dhe nuk mendoj se do kemi shumë probleme. Do të shohim nëse do biem dakord për të ndërtuar një Tiranë të madhe.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: