Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar sërish për situatën e shkaktuar nga koronavirusi. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Vasili thekson se sot është situata alarmante dhe se vendi është në prag katastrofe.

Mes të tjerash ai sugjeroi marrjen e masave nga ana e qeverisë.

REAGIMI I VASILIT
Sot situata alarmante nga COVID eshte realisht prag katastrofe!!
Po paralajmerojme prej ditesh e javesh te tera katastrofen, qe kercenon Shqiperine nga Covid.
Sot perqindja eshte kritike me 800 raste te reja me Covid ne 5019 testime, pra plot 16%.
Vjet ne te njejten dite dhe pikerisht ne 24 gusht 2020 ka pasur vetem 178 raste e megjithate pasuan zhvillimet katastrofike me mijra vdekje dhe qindra mijra te infektuar nga Covid.
Mbi Kryeministrin dhe Qeverine bie pergjegjesia shume e rende e mosveprimeve te qellimshme, qe sjellin demtime masive te jetes dhe shendetit te shqiptareve.
Mosveprimi, Propaganda, veshi i shurdher dhe lenia e Pandemise ne meshire te fatit jane sjellje tipike kriminale te qeverise

Duhen ndermarre urgjentisht hapat e meposhtem sepse çdo minute e humbur ka kosto shume te medha:
1.Rikonceptimi ne themel i strategjise lidhur me variantin delta sepse strategjia me perzierje vaksinash te certifikuara dhe me te tjera me efekt teper te pasigurte dhe butaforia me oren policore jane handicap serioz per perbalkimin e situates.
2.Vazhdimi i testimeve masive eshte i nje dobie ekstreme ne kete situate te re te perballjes me variantin Delta.
3.Kufizimi dhe kontrolli i hyrjeve ne kufi sipas modeleve te njohura bazuar ne reciprocitetin simetrik te masave te vendeve te origjines nga vijne udhetaret.
4.Testimi, gjurmimi, izolimi dhe trajtimijane hapa kruciale vecanerisht ne kete moment te ri duke izoluar ne menyre efektive rastet aktive dhe duke monitoruar rrepte kete kete izolim. Nenvleftesimi dhe lenia pas dore i ketyre kater hapave nga qeveria, ka çmobilizuar sistemin shendetesor dhe ka nxjerre situaten nga kontrolli.
5.Ndjekje preferenciale te rasteve te reja, por qe jane pjese e grupeve te riskuara si dhe monitorimi i rasteve te suspektuara per Covid mes ketyre grupeve.
6.Vaksinimi me vaksina te certifikuara nga EMA dhe FDA Amerikane i te gjithë personave që akoma nuk kanë kaluar COVID-in si edhe personave te vaksinuar me CoronaVac duke administruar se paku nje doze prej vaksinave te mesiperme.
7.Vendosja perdorimit te maskave cilesore mjeksore ne trasportin publik por edhe ne ambiente te mbyllura.
8.Heqjen dore menjehere nga improvizimet ne menyren e rifillimit te shkolles ne ambientet shkollore duke hartuar nje strategji te qarte, efektive dhe te monitoruar ne nje situate kur eshte vertetuar katerciperisht qe edhe femijet preken nga Covid si edhe mund ta trasmetojne ate
9.Hartimi i parashikimit strategjik per vendosjen ne kohe te masave e kufizimeve te arsyeshme, larg butaforive te meparshme te ores policore e te tjera masa absurde, duke perdorur modele kufizimesh te provuara europiane, qe kane rol pozitiv ne kufizimin dhe parandalimin e perhapjes se Covid.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb