Ministria e Arsimit dhe Sportit ka njoftuar mbylljen e procesit mësimor, për shkak të situatës së emergjencës. Pezullimi vijon deri në një urdhër të dytë.

Vendimi erdhi pas kërkesës së Ministrisë së Brendshme e cila kërkoi pezullimin e mësimit për shkak të situatës së krijuar.

Shumë fëmijë e zhvillojnë mësimin pasdite dhe shkojnë në orën 12:00. Sipas urdhrit të Ministrisë asnjë fëmijë nuk duhet të shkojë në shkollë, për shkak të pezullimit të mësimit, nga situata e rënduar e reshjeve të shiut.

Ministria e Punëve te Brendshme i kërkon gjithë qytetarëve të evitojnë maksimalisht lëvizjet ditën e sotme.

Pas situatës së krijuar për shkak të reshjeve, me urdhër të ministrit të Punëve të Brendshme pranë çdo Prefekture janë mbledhur Shtabet e Emergjencave të cilët po ndjekin gjendjen nga afër.

NIKOLLA: NUK DIHET DERI KUR DO QËNDROJNË MBYLLUR SHKOLLAT
Ministrja e MAS, Lindita Nikolla konfirmoi mbylljen e shkollave në të gjithë vendin, pa dhënë një datë të saktë për rifillimin e tyre. Në komunikim telefonik me News 24, ministrja tha se: “Procesi i pezullimit të mësimit do të vijojë deri në një urdhër të dytë”.

“Do marrim masa që në ditët në vijim të plotësojmë të gjithë orët mësimore të humbura gjatë emergjencës”,- tha ministrja më tej.

Ajo shtoi se janë marrë masat që të gjithë nxënësit të transportoheshin të sigurt në banesat e tyre.

(m.k/ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb