Pas shpërthimit të infektimeve të Covid-19 në Pekin, shtetet anëtare të Bashkimit Evropian janë duke u përpjekur të gjejë një qëndrim të përbashkët në mënyrën e trajtimit të udhëtarëve që vijnë nga Kina. Kjo vjen dhe pas qëndrimit të Italisë, e cila vendosi të rikthejë kontrollet anti-Covid.

Rreth 50%  e udhëtarëve kinezë që kanë hyrë në Itali, kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Kështu në këto ksuhte, Italia u detyrua të rikthejë testet e detyrueshme të koronavirusit.

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, në një deklaratë për shtyp ditën e sotme u shpreh se nuk ishte gjetur asnjë e re në lidhje me mutacionet e Covid-19 midis atyre që mbërritën deri më tani, me rreth gjysmën e mostrave të renditura.

Meloni argumentoi se kërkesa për teste Covid për të gjithë pasagjerët nga Kina ishte “efektive vetëm nëse merret në nivel evropian”, pra duke nënkuptuar marrjen e të njëjtave masa dhe për vendet e tjera të BE.

Nën frikën e një valë të re të infektimeve, Berlini, Parisi dhe Brukseli po tregohen më të kujdesshëm ndaj alarmit për zhvillimet e fundit në Kinë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb