TIRANË

Kryedemokrati Lulzim Basha thotë se situata e shqiptarëve të mbetur në pikat kufitare është dramatike dhe kërkon ndërhyrje urgjente. Në një postim në Twitter, Basha i kërkon qeverisë të lejojë kthimin menjëherë në shtëpi të tyre, ndërsa shton se asnjë shtet në botë nuk pengon qytetarët e vet të futen në atdhe.

“Situata e qytetarëve shqiptarë në pikat e kalimit të kufirit është dramatike dhe kërkon ndërhyrje urgjente. Qeveria të lejojë kthimin menjëherë në shtëpi të qytetarëve që prej 48 orësh mbahen peng në rrugë në pikat e kalimit të kufirit midis Shqipërisë dhe Greqisë e Malit të Zi.

Braktisja e qytetarëve është papërgjegjshmëri çnjerëzore. Asnjë shtet në botë nuk pengon qytetarët e vet të futen në atdheun e tyre dhe të shkojnë në shtëpinë e tyre”, shkruan kreu i PD.

Whatsapp Image 2020 04 02 At 8.56.20 Pm
Whatsapp Image 2020 04 02 At 8.56.20 Pm

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb