Kushëriri i Arjan Salës, shef i sigurisë së qendrës tregtare ku dje ra zjarri dhe që sot vijon ende, ka nxjerrë të tjera detaje nga ngjarja.

Në një rrëfim për emisionin “Me zemër të hapur” në ‘News24’ kushëriri pohoi se situata është dramatike, ndërsa ka akuzuar forcat e zjarrfikëses për mungesë të mjeteve të punës. Sipas tij, ata kanë parë zjarrfikësit duke biseduar e kuvenduar.

“Situata është dramatike. Piku ka agravuar. Dua të bëj vetëm një thirrje, organeve kompetencë, prokurorisë, gjykatës, që të zbardhin situatën. Pse ndodhet situata në këtë pikë. Dhe pse Arjani nuk është identifikuar. Kërkojmë nga këto organet se pse trupi i tij është ende brenda, apo është i gjallë. Ndërkohë që zjarrfikësit kuvendojnë e bëjnë muhabet qosheve. Pse barazohet jeta e një personi me mungesën e kushteve. Pse situata ka shkuar në këtë pikë dhe pothuajse në 24 orë nuk kemi asnjë informacion për Arjanin. Arjani ka qenë në punë, në momentin kur ka rënë flakët rreth orës 3 dhe ndërhyrja u bë rreth 1 orë më vonë. Komunikimi i fundit ka qenë me të atin, dhe më pas u përhap lajmi. Arjani ka vajtur vullnetarisht nga zemërgjerësia e tij për të ndihmuar kolegët. Ndihmoj ata, por ngeci vetë aty. Në dijeninë time Arjani është në punë me turne. Se di nëse ka qenë në përfundim të turnit të parë apo tek i dyti. Ai ka parë flakët dhe ka vërshuar drejt godinës aty.”, tha ai.

Ndërkohë, që pronari i kësaj godine ka rënë dakord që të shembet muri i ndërtesës, në mënyrë që të bëhet e mundur gjetja e punonjësit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb