Ministria e Shëndetësisë raportoi sot 31 raste të reja me COVID-19 dhe 9 të shëruar në 24 orët e fundit. Teksa fatmirësisht nuk ka asnjë humbje jete.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale iu bën apel qytetarëve të vaksinohen për t’u mbrojtur nga Covid19, në çdo qendër shëndetësore dhe pikë vaksinimi kudo në vend. Shfrytëzoni ditët e hapura të vaksinimit deri të dielën, për t’u vaksinuar pa kufizim, nëse jeni mbi 18 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë ju rikujton të gjithë qytetarëve rëndësinë e zbatimit me përpikmëri të rregullave për parandalimin e COVID19 dhe apelon të mos neglizhoni asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 2377 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 31 qytetarë, në këto bashki: 7 raste në Tiranë, 6 raste në Elbasan, 5 raste në Skrapar, 3 raste ne Lushnje, 2 raste në Lezhë, Sarandë, 1 rast në Krujë, Fier, Has, Berat, Kamëz.
Aktualisht janë 254 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 6 pacientë.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Janë shëruar 9 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,118 që nga fillimi i epidemisë. 

Statistika (23 Korrik 2021)
Raste të reja ditore    31
Të shëruar në 24 orë     9
Të shtruar në spitale    6
Humbje jete në 24 orë   0
Testime ditore       2377

Testime totale     871,199
Raste pozitive     132,828
Raste të shëruara  130,118
Raste Aktive          254
Humbje jete        2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              99
Vlorë               25
Elbasan             24
Durrës              23
Kukës               21
Lezhë               16
Shkodër           14
Fier                14
Berat 11
Korçë                6
Gjirokastër        1

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: