Anëtari i kryesisë së LSI-së Tiranë, Besnik Jakaj ka akuzuar qeverinë  se po përdor pandeminë vetëm për propagandë dhe për interesat e saj.

Me një deklaratë ai shprehet se qeveria nuk ka një plan strategjik për t’iu ardhur në ndihmë të infektuarve ndërkohë që nuk i mungojnë paratë për koncensione dhe tendera. Ai i ka bërë thirrje që të hiqet dorë nga propaganda dhe t’iu vihet në ndihmë qytetarëve.

Deklarata

Prej më shumë se një viti e gjysëm, qeveria përdor pandeminë vetëm për propagandë dhe interesat e saj.

Qytetarët shqiptarë paguajnë miliona euro për t’u trajtuar dhe në përpjekje për të mbrojtur shëndetin dhe jetën e tyre prej pandemisë.

Sipas statistikave qytetarët shqiptarë kanë harxhuar mbi 150 milionë euro për trajtime mjekësore të Covid-19.

Qeveria nuk ka miratuar asnjë paketë për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve që i paguajnë të gjitha shpenzimet nga xhepat e tyre të varfër.

Nuk ka asnjë plan strategjik shkencor per t’ju ardhur në ndihmë të infektuarve nga Covid-19 dhe nuk ka asnjë mbështetje për personelin shëndetësor.

Ndërkohë qeverise nuk i mungojnë paratë për të paguar koncensionet korruptive në shendetesi dhe në fushat e tjera.

Në të gjitha raportet ndërkombëtare Shqipëria renditet e fundit në testime, në mbështetje financiare, në mungesë aksesi shëndetësor për qytetarët, dhe e para në propagandë dhe përfitime në dëm të shëndetit dhe jetës së qytetarëve të saj.

I bëjmë thirrje Qeverisë, që të heq dorë nga propaganda dhe t’ju vij në ndihmë qytetarëve shqiptar duke ju rimbursuar shpenzimet per diagnostikimin, analizimin dhe mjekimin e të infekturave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb