Autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut kanë publikuar raportin për situatën e Covid të 24 orëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se nga 3, 491 teste, janë regjistruar 487 raste të me koronavirus.

Më shumë raste janë regjistruar në Shkup me 230 të prekur, ndjekur nga Kumanova me 50 raste, Shtip 28 raste , në Prilep 25 raste, Koçan 20 dhe Veles 18 raste.

Sipas Ministrisë 20 pacientë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 6, 998 persona.

Gjithashtu Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se këtë të mërkurë 1, 487 pacientë janë shëruar nga koronavirusi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb