Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se nga 66 testime, 1 qytetar ka rezultuar i infektuar me COVID-19, nuk ka humbje jete dhe 9 të shëruar në 24 orët e fundit.

21 Nëntor 2022 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 66 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1 qytetar në Bashkinë Pogradec.

Janë 186 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 9 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,363 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (21 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore 1
Të shëruar në 24 orë 9
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 66

Testime totale 2,006,085
Raste pozitive 332,143
Raste të shëruara 328,363
Raste Aktive 186
Humbje jete 3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 145
Gjirokastër 14
Fier 6
Elbasan 6
Vlorë 4

Berat 3
Durrës 3
Lezhë. 3
Shkodër 2

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: