Gazetari Erjon Skëndaj ka raportuar live për News 24 situatën nga koronavirusi në Spitalet Covid në vendin tonë.

Skëndaj shprehet se situata paraqitet në tërësi më e stabilizuar sesa muaji korrik, ndërsa shton se intubimet rezultojnë thuajse me fatalitet 100 për qind, pra humbje të jetëve.

“Në Senatorium, ka qenë vetëm 1 urgjencë dë paku deri në mesditë. Në dy spitalet numërohen rreth 210 të shtruar, ndërsa paraqitet më e stabilizuar. Ministria e Shëndetësisë tha se janë 8 të intubuar, ndërsa ne mësuam se një tjetër person është intubuar. Personat shpesh herë intubohen pa lajmëruar familjen dhe familjarët nuk dëgjojnë më zërin e viktimave që intubohet. Kur ka intubime, fatkeqësisht ka fatalitet në thuajse 100 përqind të rasteve.

Kemi 120 persona në terapi intensvive, dteksa 9 janë në Sonatorium dhe pjesa tjetër janë tek Infektivi. Ministria e Shëndetësisë ka thënë se ka 5 humbje jete. Ministria e Shëndetësisë nuk bën të qartë sesa vdekje bëhen në Covid-1 dhe sa në Covid-2. Kjo tablo paraqitet në dy spitalet, Covid-1 dhe C ovid-2. Gjendja duket sidoqoftë më e stabilizuar sesa në korrik:, deklaroi gazetari Skëndaj.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb