KOSOVA

Mediat kosovare kanë zbuluar axhendën e konsultimeve të kryeministrit në detyrë Albin Kurti i cili gjatë pandemisë ka zhvilluar disa telefonata me homologët.

Albin Kurti ka biseduar në telefon dhe është konsultuar me të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor, vetëm me Edi Ramën jo.

I fundit ishte ish- kryeministri maqedonas Zoran Zaev por sa i përket Shqipërisë Kurti ka gjetur akses tek Presidenti Ilir Meta.

Kurti thotë se nga mesi i marsit i shkruajti Ramës për pandeminë madje i propozoi një tryezë të përbashkët me liderët kryesorë politikë por kryeministri shqiptar nuk i ktheu përgjigje.

Duket se prej vizitës në Tiranë të Albin Kurtit dhe deklaratës së tij për një ”Makroshengen shqiptar” e cila nuk u prit mirë nga Edi Rama, ata nuk kanë komunikuar apo bashkëpunuar më.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb