Ministri i Turizmit, Blendi Klosi krahas situatës politike, komentoi edhe situatën në të cilën ndodhet turizmi në vend në kushtet e pandemisë.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24 ai tha se së fundmi janë bërë negociata të forta me Kosovën që të mos pengojë turistët drejt Shqipërisë, pra të mbyllë kufirin.

“Jemi në një situatë të vështirë nga pikëpamja e pandemisë, turizmi mbetet një shpresë e madhe, ka një zgjidhje të brendshme të problematikave. Bizneset e bregdetit po bëjnë punë por duhet që ka problematika. Faleminderit Kosovës që nuk e mbylli kufirin me ne. Patëm një komunikim me ministrin Krasniqi atje dhe e falënderoj po ashtu edhe ambasadorin tonë Minxhozi. Nëse mbyllet gushti do ishte katastrofë për bizneset.

Pati një vizitë edhe të ministrit të Shëndetësisë atje me Manstriliun, u arrit një marrëveshje patriotike mbi të gjitha të ruajmë detin që e kemi pasuri kombëtare. Nëse do kishim situatë tjetër të pandemisë, turizmi do dilte i pari në sektorin ekonomik”,- tha Klosi.

Ai tha se këtë sezon bregdeti është i aksesueshëm por më të goditura janë qytetet e brendshme si Gjirokastra apo Korça, e cila në gusht nuk kishte vite të tjera hotele të lira për shkak edhe të festës së birrës, ku birra e parë shqiptare, “Birra Korça” dhe Birra Tirana mbizotëronin këtë festë të kthyer në simbol për të gjithë.
“Korça do të humbasë festën që e ka ekskluzivitet, festën e birrës që është bërë tashmë e famshme në të gjithë botën. Nëse nuk do të ishte virusi hotelet e qytetit do të ishin plot në pritje të kësaj feste kaq të dashur”,- tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb