Në studion e News24 në një lidhje të drejtpërdrejtë ishte i ftuar Prof. Kadri Kryeziu ish-anëtar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe një jurist i njohur ku ka folur për krizën aktuale në Kuvendin e Kosovës. Ai tha se situata aktuale në kuvendin e Kosovës është e paprecedentë dhe nuk ka ndodhur asnjëherë që nga krijimi i republikës. Më tej, Kryeziu thekson se ekziston një vakuum kushtetues, dhe nuk ka afate për konstituimin.

Sipas tij qeveria duhet të dërgojë një emër partisë Vetëvendosja për kryeministrin e ri dhe në një afat kohor prej 15 ditësh është e detyrueshme që ato të formojnë qeverinë e re të Republikës së Kosovës.

“Ne nuk mund ta parashikonim se kjo gjë mund të ndodhte dhe është një situatë e paprecedentë në Kuvendin e Kosovës. Seanca konstuive do të zgjasë deri në momentin që zgjidhen trupat e parlamentit pa kaluar 48 orë. Ekziston vakuum kushtetues , nuk ka afate për konsituimin. Ato kanë për detyrë të vazhdojnë seancën. Zgjidhja e këtij problemi mund të jetë marrëveshja midis partive politike. Qeveria duhet t’i dërgojë Vetëvendosjes një emër të rij për kryeministër dhe ato kanë të drejtën që brenda 15 ditëve të formojnë qeverinë. Ajo formohet me vota absulute dhe nëse nuk krijohet shtyhen edhe 10 ditë dhe qeveria mund të formohet nga partitë e dyta”, përfundoi ish-anëtari i GJK.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb