DIBËR

Ish-deputeti i PD-së Xhemal Gjunkshi, me anë të një video të shpërndarë në “Facebook” tregon gjendjen e disa zonave në Dibër, për shkak të përmbytjeve.

Gjunkshi akuzon Ramën, se favorizon kompani të caktuara për mirëmbajtje rrugësh, por se çdo gjë shkatërrohet nga shirat, gjë që nënkupton se puna që kryhet nga kompania që paguhet për mirëmbajtje nuk është aspak e mirë.

https://fb.watch/2VFKfrgOIN/

Postimi i ish-deputetit të PD-së Xhemal Gjunkshi:

Firma “Alko Impex” e Arbër Abazit, e përkëdheluara e qeverisë e paaftë të menaxhojë situatën. 13 fshatra të Zall Dardhës dhe Reçit prej dy ditësh qëndrojnë të izoluar.

Ky është përroi i Lashkizës, i cili ka shkatërruar rrugën në hyrje të Zall Dardhës. Përroi ka mbushur me inerte tobinon dhe ka dalë sipër, duke gërryer rrugën dhe duke e bërë atë të pa kalueshme.

Edhe pse ka dy ditë e dëmtuar, firma që ka mirëmbajtjen e rrugës ka dërguar një fadromë të vogël dhe ende nuk ka mundur të regullojë rrugën, dhe as ta bëjë të kalueshme atë. Kjo situatë nxori zbuluar dhe tregoi se kompania “Alko Impex” që ka marrë mirëmbajtjen e rrugës është favorizuar dhe ka marrë tenderin me vlerën maksimale, në mënyrë abuzive.

Kjo situatë tregon se Rilindja favorizon kompani klienteliste, paguan më shtrenjtë edhe për punë që nuk kryhen. Zall Dardha, Reçi, Lura dhe gjithë Dibranët, janë lënë në mëshirë të fatit, të izoluar dhe të vjedhur me tendera korruptiv “alla/Rilindas’.

Dibranët nuk meritojnë të mashtrohen, vidhen dhe grabiten. #25_prill_fundi_i_papërgjegjshmërisë.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb