Zemërimi dhe pakënaqësia ndaj kryeministrit Kyriakos Mitsotakis janë rritur pasi Athina po lufton me flakët prej ditësh.

Sipas mediave greke ndërsa gazetarët i marrin në intervistë, qytetarët gjejnë momentin që të shprehin zemërimin ndajtij për keqmenaxhim të situatës nga zjarret.

“Shporru kryeministër”, dëgjohet të ketë thënë një qytetar i revoltuar në një nga zonat e prekura nga zjarret.

Kujtojmë se Greqia po kalon një nga periudhat më të këqija në vend pasi zjarret vijojnë të shkrumbojnë biznese, shtëpi e pyje.

Greqi Zjarret (6)

Mijëra vetë kanë humbur strehët e tyre, ndërsa vendi vijoj të përballet me temperatura 40 deri në 45 gradë Celcius.

Greqi Zjarret 1 Copy

Ndërkohë qindra zjarrfikës luftojnë me ndihmë nga Franca, Suedia, Rumania, Qiproja e Zvicra kundër zjarreve masive.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb