MAQEDONI E VERIUT

Situata e rëndë në Maqedoninë e Veriut me COVID-19 ka bërë që qeveria të kërkojë ndihmë ndërkombëtare.

Gjatë gushtit vendi fqinj pret ekipe mjekësore nga Suedia e Sllovenia për shkak të mbingarkesës së spitaleve dedikuar Covid në disa qytete të vendit.

Po ashtu nga Gjermania priten ndihma mjekësore si mjete mbrojtëse apo aparatura. Maqedonia e Veriut është një nga vendet që po vuan më shumë situatën me Covid pas rritjes së rasteve dhe viktimave sidomos gjatë dy muajve të fundit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb