Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kujtuar një fjalim të presidentit të SHBA-ve, Ronald Regan ku i shpalli luftë totale korrupsionit drogës dhe krimit të organizuar.

Meta thekson se sot Shqipëria ka nevojë ulëritëse për një luftë frontale kundër drogës, krimit të organizuar dhe korrupsionit.

REAGIMI I METËS
Në 14 tetor 1982, pikërisht 40 vjet më parë, Presidenti i SHBA, Ronald Regan do të mbante një nga fjalimet e tij historike, duke shpallur luftë totale kundër drogës, korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Sot Shqipëria ka nevojë ulëritëse për një luftë frontale kundër drogës, krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Vetëm në këtë mënyrë mund të rikthejmë besimin tek sipërmarrja vendase dhe investitorët e huaj dhe shpresën tek të rinjtë shqiptarë që ata ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri.
Kjo situatë e rëndë është edhe shqetësimi madhor në Progres-Raportin e fundit të Bashkimit Europian.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb