Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, iu bën thirrje të gjithë prindërve në Tiranë, që në këtë periudhë të vështirë të epidemisë, të shmangin fluksin në QSUT.

Sipas ministres Manastirliu, prindërit mund të drejtohen pranë qendrave shëndetësore, pasi shërbimi për urgjencat pediatrike garantohet 24 orë në 7 ditë të javës.

Mesazhi i Manastirliut:

Një thirrje për prindërit në Tiranë në këtë periudhë të vështirë të epidemisë: Shmangni fluksin në #QSUT, drejtohuni pranë qendrave shëndetësore, pasi shërbimi për urgjencat pediatrike garantohet 24 orë në 7 ditë të javës në këto qendra shëndetësore?
?Qendra shëndetësore nr. 6 #Kombinat
?Qendra shëndetësore nr. 7 #Laprakë
?Qendra shëndetësore nr. 8 pranë sheshit Wilson
?Qendra shëndetësore nr. 10 pranë Oxhakut
#ShmangniGrumbullimet
#KontaktoniMeMjekunTuaj

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb