TIRANË- Temperaturat e ulëta, reshjet e borës por edhe fluksi i automjeteve e lëvizjeve për festat e fundvitit, ka bërë që Autoriteti Rrugor Shqiptar të jetë në gatishmëri dhe të informojë gjatë gjithë kohës për gjendjen e rrugëve në vend.

Kështu lidhur me situatën me 1 janar, ARRSH, pohon se në Durrës, aty ku është edhe stacioni i parë i emigrantëve që vijnë me traget për në Shqipëri apo edhe Kosovë, ka trafik të rënduar.

Në Durrës nuk ka probleme me rrugët por ka trafik të rënduar. Ndërkohë në
traun Dajt- Qafë Mollë, ka ngrica dhe kalimi kryhet me zinxhirë. Edhe trau Dajt-Antenat ka ngrica dhe qarkullimi bëhet vetëm me zinxhirë. Sipas ARRSH, në këto dy akse po bëhet spërkatja me kripë.

Në Qafën e Llogorasë, dëbora në nivelin 30 cm, ndërkohë që vijon puna për pastrimin dhe kriposjen e rrugës. Qarkullimi në Qafën e Llogorasë, vetëm me zinxhirë.

ARRSH gjithashtu rekomandon përdorimin e zinxhirëve edhe në aksin Elbasan-Gjinar. Gjithashtu në Dibër, vazhdon hedhja e kripës, pasi ka ngrica dhe dëborë në rrugë dhe temperaturat janë shumë të ulëta.

Rekomandohen zinxhirët në akset Qafë Buall-Krastë, Sllovë- Kalaja. Në akset Pukë- Malësi e Madhe po bëhet trajtimi me kripë. Ndërsa aksi Qafë Mali- Flet, ka bllokime të herëpashershme për shkak të dëborës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: