TIRANE- Policia Tiranë ka dhënë informacione sa i takon situatës së rrugëve për shkak të motit të keq.

Aktualisht, segmenti Tiranë-Dajt, nga Trau i parkut të Dajtit dhe në vazhdim për rrugën lart, është i pakalueshëm nga mjetet edhe me zinxhir.

SITUATA E RRUGËVE
– Segmenti Rrugorë Interurban Tiranë – Dajtit, nga Trau i parkut të Dajtit dhe në vazhdim për Rrugën lart, është e pakalueshme edhe me zinxhir. Po punohet për hapjen e segmentit Rrugorë.
– Autostrada Tiranë – Durrës, nuk ka probleme
– Segmenti Rrugorë Interurban Tiranë – Ndroq – Durrës, nuk ka probleme.
– Segmenti Rrugorë Interurban Tiranë – Elbasan, është i kalueshëm nga Tuneli pa probleme, rruga e vjetër ka prezencë të pakët bore, por i kalueshëm pa zinxhir.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: