Ish-ministri i Jashtëm, Edmond Panariti e konsideron një klonim të konfliktit Rusi-Ukrainë, situatën e tensionuar në Veri duke e cilësuar si një rrezik për Ballkanin.

I ftuar këtë mbrëmje në emisionin “Frontline” nga Marsela Karapanço, ai u shpreh se agravimi i situatës në veri të Kosovës duket se është një lëvizje strategjike e Aleksandar Vuçiç për të krijuar një pol të ri, pas probleme të brendshme që ky i fundit ka.

“Një kurth sepse qëllimi nga Serbia është të minohet dialogu, investimi kryesore i SHBA dhe BE, dhe që do çonte në njohjen e Kosovës nga Serbia

Lëvizje strategjike e Vuçiç që krijon një pol të ri kur ke një problem të brendshëm, dhe e përdor si një sebep për të thënë se nuk ka dialog.

Tendencë për të klonizur konfliktin rusi Ukrainë dhe për ta zhvendosur në Ballkan, për të përdorur Kosovën si kartë për arritje marrëveshjeje, që do të jetë shumë e rrezikshme. Moska e konsideron si zgjatim këtë konflikt dhe kërkon ta mbajë të ndezur.

Albin Kurti duhet të bashkëpunojë me ndërkombëtarët. Klasa politike duhet të jetë unison dhe në krah të Kurtit”, u shpreh ai.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb