OKB e ka konfirmuar prej kohës, Koreja e Veriut është në rrezik të një zie urie.
Raportuesi special i OKB -së për të drejtat e njeriut, fajësoi sanksionet ndërkombëtare dhe për përkeqësimin e mungesës së ushqimit.

Si rezultat, koreanoveriorët po luftojnë çdo ditë për të “jetuar një jetë me dinjitet”, tha Tomas Ojea Quintana.

Ai bëri thirrje që sanksionet, të vendosura mbi programet bërthamore të Koresë së Veriut, të hiqen për të parandaluar një krizë. Sipas raportimeve, Koreja e Veriut po kalon një situatë të rëndë ekonomike.

Ajo ka mbyllur kufijtë prej më shumë se një viti për shkak të pandemisë. Kështu që, ushqimet dhe
karburantet janë në rënie.

Këtë javë, udhëheqësi Kim Jong-un pranoi se vendi po përballej me një “situatë të zymtë”, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb