Zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj deklaroi sot se qeveria shqiptare ka injektuar 5.2 mld lekë në ekonomi dhe se paketa do rishikohet sepse nuk dihet kur mbaron lufta.

Duke iu përgjigjur akuzave të deputetëve të opozitës, Ahmetaj deklaroi se kjo është paketa më e madhe. Sipas tij, nuk ka në Evropë, që nuk i ka rritur çmimet e energjisë. “Ekonomia për shkak të luftës është vetë në luftë. Janë çmimet që qeveritë dhe po të përpiqen t’i kontrollojnë nuk i kontrollojnë dot. Bordi i transparencës po bën transparencë mitikuloze. Asnjë nga ata nuk janë të mbinatyrshëm që të vendosë çmimet në bursë. Paketa është 5.2 mld injektim për të mbajtur aq sa mban qeveria se populli dhe qytetarët normalisht që kanë nevojë për më shumë”, tha Ahmetaj.

PJESË E FJALËS SË AHMETAJT
Ka njeri që mburret sot se po përballon rritjen e çmimeve me protesta dhe ulërima parlamentare.
Një qeveri e dikurshme ka vrarë 4 qytetarë, maxhoranca e sotme në mandatin e parë, që momentet e para u tërhoq nga një marrëveshje me partnerët strategjikë për pseudoarmët kimike, për të mos lejuar emocionet negative të qytetarëve të mos mbizotërojnë mbi racionalitetin.
Dua të kujtoj 3 momentet e vështira që po kalon kjo qeveri. Tërmeti, ka qenë legjitim dyshimi nëse qeveria Rama do përgjigjet. ja ku jemi të gjitha familjet po kthehen në shtëpi.

Po pandemia, ishin 283 mijë qytetarë që u shërbyen nga qeveria në atë moment global. Ne jemi vend i vogël dhe jo i pasur.
Pjesa tjetër, lufta. Fatmirësisht ne nuk jemi në kufijtë e luftës fizike, në kufi me Rusinë dhe Ukrainën. Fati jonë i madh që jemi këtu ku jemi dhe vend i NATO-s, por lufta ka ardhur në shtëpitë tona me çmimet.

Çmimi i naftës, çmimi në 2010 ka qenë 2 mijë lekë të vjetra dhe nuk ka pasur taksë qarkullimi. Ku ishin ato para, ia çuat oligarkëve. 449 mijë ton keni importuar kur keni qenë në qeveri, ku ka qenë të tjera. po në 97 që theve embargon. Një qeveri vjen me një paketë. A është e duhur, po është e duhur. A është e mjaftueshme? Nuk e dimë kur mbaron lufta. Çmimi i gruri ka shkuar dyfish.

Ti e the e keni parashikuar në buxhet. Po e kemi parashikuar në buxhet se është pjesë e paketës për të mbështetur qytetarët, familjarët e dhe biznesin e vogël. Mbështetja vetëm me diferencën e çmimit shkon 150 mln dollarë.

Sot që e kemi kaskadën të mirëmenaxhuar, kemi nevojë për të blerë.
Qeveria nuk ia ndryshoi çmimin. Kjo është paketa më e madhe. Nuk është e mjaftueshme, do vazhdojmë nëse do ketë nevojë se nuk e dimë kur mbaron lufta. Nuk ka në Evropë, më gjeni një vend tek që mbështet familjet dhe nuk i ka rritur çmimet. Janë 4.6 tera, janë qindra e mijëra qytetarë. Paketa është e rezistencës sociale. Ekonomia ka ndryshuar. Ekonomia për shkak të luftës është vetë në luftë. Janë çmimet që qeveritë dhe po të përpiqen t’i kontrollojnë nuk i kontrollojnë dot. Bordi i transparencës po bën transparencë mitikuloze. Asnjë nga ata nuk janë të mbinatyrshëm që të vendosë çmimet në bursë. Paketa është 5.2 mld injektim për të mbajtur aq sa mban qeveria se populli dhe qytetarët normalisht që kanë nevojë për më shumë.

Do të thotë të prekësh taksat, do të thotë të cenosh pensionet. Pse thoni Kroacia i ka hequr taksat, a e mbron qyt me energji. Ky është vendi me taksat më të ulëta. S’ka biznesi i vogël taksa. Nuk është as 2.2, as 3.6 indeksimi i pensioneve është 3.3. Janë gati më shumë se gjysmë ,milioni qytetarë që përfitojnë. Kjo është qeveria Rama. Iu referove turp kryeministrit, për çfarë se i drejtohet qyt shqiptarë me modesti dhe përkushtim. Qyt ka të drejtë protestojë, çdo protestë ka racionalen e saj. Ne kemi rekorde shumë të mira në raport me përgjegjshmërinë sociale dhe me rezistencën sociale.
Ne kemi debatet tona brenda a mund të bëjmë më shumë për qytetarët. Legjitime është se nuk jemi ujë i ndenjur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb