Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu gjatë fjalës së tij në Kuvend deklaroi se vendi po përballet me 2 problematika të mëdha në lidhje me situatën energjetike.

Sipas tij menaxhimi i burimeve energjetike është një prej tyre pasi OSHEE ka humbjet më të mëdha në Europë, 21% pas shumë investimeve të bëra drejt këtij institucioni.

Po ashtu ai tha se problematikë tjetër janë pasojat e luftës të cilat nuk mund të parandalohen por sipas tij mund të kërkohet përgjegjësi para se të kërkohen sakrifica kundrejt qytetarëve.

“Kemi 2 problematika të mëdha, menaxhimi i burimeve tona energjetike, OSHEE ka humbjet më të mëdha në Europë, pas shumë investimeve humbjet janë në 21%.

Problemi tjetër janë pasojat e luftës, këtë nuk e ka qeveria në dorë por duhet të analizojë dhe të kërkojë përgjegjësi të drejtuesit para se të kërkojë sakrifica nga qytetarët shqiptarë.

Fakti që ERE pranon në kundërshtim të ligjit çfarë thotë qeveria tregon se nuk mbron interesin e qytetarëve por ky parlament është një aneks i qeverisë dhe jo e kundërta. Qeveria tha se do prekeshin 30 mijë familje nga rritja e çmimit po në fakt janë rreth 80 mijë.

Rruga e vetme për shqiptarët është të largohen për shkak të varfërisë, këtë duhet të zgjidhim ose do të kthehemi në një vend pa të ardhme.

Ndërsa çmimet rriten vendet e BE po paraqisin praktika për të ulur ndikimin e krizës”, u shpreh ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: