Ministria e Shëndetësisë në Greqi konfirmoi 6196 raste të reja me koronavirus.

Numri i përgjithshëm i të prekurve ka arritur në 945, 095 raste.

Autoritetet shëndetësore bënë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 75 qytetarë.

Që nga fillimi i pandemisë janë shënuar 18, 234 viktima, prej të cilëve 94, 4% kishin sëmundje shoqëruese.

Ndërkohë numri i pacientëve në intubim ka arritur në 690, mosha mesatare e të cilëve është 64 vjeç.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb