Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, informon se në total numri i rasteve aktive me koronavirus është 10,800.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 209.312, ndërsa nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 3,076 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 302 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në Kosovë janë dhënë 1.801.548 doza të vaksinës.

Deri më sot 810.798 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Gjithashtu, deri më sot janë dhënë 93.507 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb