Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 398 teste për koronavirus, ndërsa një qytetar ka rezultuar pozitiv.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë fatmirësisht nuk është shënuar asnjë viktimë. Ndërkaq 32 qytetarë janë shëruar duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 225, 013. Sakaq në total numri i rasteve aktivë është 157.

Statusi:

23 Maj 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 14 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.480 doza të vaksinës.

Deri më sot 822.844 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 102.570 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 398 testime, 1 qytetarë ka rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 32 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.013.

Në total numri i rasteve aktive është 157.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: