Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njoftoi se janë regjistruar 436 raste të reja me koronavirus nga 2, 732 teste të realizuara.

Ndërkaq 7 pacientë kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit.

Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se 321 qytetarë janë shëruar nga koronavirusi.

Ndërkohë numri i përgjithshëm i të prekurve me Covid ka arritur në 201, 292 raste. Ndërsa që nga fillimi i pandemisë kanë humbur jetën 7, 098 persona.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb