Gjenerali Oleksandr Sirsky, komandanti i forcave tokësore të Ukrainës, ka deklaruar se forcat çlirimtare po përballen me vështirësi në front, pasi një numër gjithmonë e më i madh i ushtarëve të përgatitur e të stërvitur, por dërgon në luftë nga Kremlini.

Në një prononcim për televizionin kombëtar ukrainas, ka sqaruar se edhe pse trupat ushtarake janë tashmë më të përgatitura, pajisjet që përdoren nga ushtria e Putinit, janë të vjetra dhe se ushtria ruse ka probleme të mëdha me rifurnizimin dhe zëvendësimin e pajisjeve dhe rezervave.

“Në frontin lindor situata është shumë e tensionuar, armiku çdo ditë sulmon repartet tona, prurjet e reja kanë rritur kërcënimin dhe nuk janë vetëm fjalë, janë trajnuar brigada të reja, batalione të reja, kjo është rifreskimi që ushtria priste, sepse ishte e rraskapitur. Ata që po vijnë tani janë më të trajnuar se ata që ishin dërguar në front më parë”, u përgjigj Sirski kur u pyet për pasojat e mobilizimit të urdhëruar nga Moska në shtator.

Megjithatë, ai shtoi se pavarësisht kërcënimit të shtuar, forcat ruse po bëjnë përparim të ngadalshëm rreth qytetit Bakhmut, ku aktualisht po zhvillohen luftimet më të ashpra.

Kujtojmë se në shtator, presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi mobilizimin e pjesshëm të rreth 300 mijë rezervistëve për të forcuar forcat e tij në Ukrainë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb