Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur të dhënat e fundit në lidhje me situatën e Covid-19 në vendin tonë. Sipas të dhënave të kësaj ministrie, nga 759 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë vetëm 33 qytetarë.

Ndërkohë që në 24 orët e fundit nuk raportohet asnjë humbje jete si pasojë e infektimit nga Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se personat të cilët kanë rezultuar pozitivë janë nga këto bashki:

23 në Tiranë, 2 në Durrës, Sarandë, Fier, 1 në Divjakë, Përmet, Korçë, Elbasan.
Janë 307 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 30 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,277 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (28 Maj 2022)

Raste të reja ditore          33
Të shëruar në 24 orë       30
Të shtruar në spitale         4
Humbje jete në 24 orë      0
Testime ditore                 759

Testime totale               1,827,113
Raste pozitive                  276,081
Raste të shëruara            272,277
Raste Aktive                         307
Humbje jete                        3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            212
Fier                  19
Vlorë                16
Korçë               15
Gjirokastër      14
Shkodër           10
Durrës              7
Elbasan            6
Berat                3
Dibër                3
Kukës              1
Lezhë              1

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: