Shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Eugena Tomini e ftuar në emisionin “Real Story” në News 24 deklaroi se “bishti” i pandemisë së koronavirusit në Shqipëri mund të arrihet në javën e dytë të qershorit.

“Duke komentuar një studim të Universitetit të Singaporit që fliste për efektin e pandemisë, Tomini tha se: “Në disa elemente bashkohem për shkak të zhvendosjes së kurbës epidemike, pra është paraqitur e butë e dhëmbësuar deri diku nga java e 7 dhe e 8 e pandemisë që tregon se nuk ka karakter shpërthyes. Masat mund të zgjasin edhe kohën e largimit të virusit..pesha e masave të marra ndikoi në shfaqjen e butë të pandemisë, vetë karantinimi i gjithë Shqipërisë bëri që të shkëpusim zinxhirin e transmetimit. Mendoj që java e dytë e qershorit sipas parashikimeve do kemi një bisht të pandemisë, por jo zhdukje”,- tha ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: