Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me situatën me Covid-19 në vend.

MSH njofton se nga 371 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 10 qytetarë.

Në njoftim bëhet me dije se në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë humbje jete dhe 9 qytetarë kanë fiuar betejën me virusin.

Njoftimi i MSH: 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 371 testime, nga të cilët 10 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashki:

9 në Tiranë, 1 në Durrës.

Janë 116 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 9 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,541 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 2 Shkurt 2023)

Raste të reja ditore 10
Të shëruar në 24 orë 9
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 371

Testime totale 2,031,599
Raste pozitive 333,253
Raste të shëruara 329,541
Raste Aktive 116
Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 98
Vlorë 4
Fier 9
Elbasan. 2
Durrës. 2
Berat. 1

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb