Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me situatën me Covid-19 në vend.

Sipas MSH, nga 336 testime të kryera ka rezultuar pozitiv vetëm një qytetar.

Ndërkohë asnjë person nuk ka humbur jetën si pasojë e virusit në 24 orët e fundit.

Njoftimi i MSH:

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 336 testime, nga të cilët 1 qytetar ka rezultuar pozitiv me COVID19 në Bashkinë Tiranë.

Janë 112 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 1 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 19 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,562 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 4 Shkurt 2023)

Raste të reja ditore 1
Të shëruar në 24 orë 19
Të shtruar në spitale 1
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 336

Testime totale 2,032,346
Raste pozitive 333,270
Raste të shëruara 329,562
Raste Aktive 112
Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 93
Fier 9
Vlorë 3
Berat 3
Durrës 2
Elbasan 2
Lezhë 1

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: