Mjeku imunolog Ilir Alimehmeti ishte i ftuar këtë të martë në emisionin “Frontline” në News24, ku foli për situatën aktuale me Covid 19 në vendin tonë.

Alimehmeti u shpreh se pavarësisht që kemi një shtim të rasteve të infektuara, me variantin Omicron, situata është nën kontroll dhe rastet e hospitalizuara janë në nivele të ulëta.

Sipas tij, Omicron në krahasim me mutacionet e tjera është më infektues, por vdekshmëria e tij është shumë e ulët.

“Kemi raste të reja, por situata spitalore është stabël. E rëndësishme është numri spitalor. Nuk ka panik, por duhet të kuptojmë kush janë njerëzit që po sëmuren dhe përse disa po bëhen më rëndë. Analiza tani duhet bërë tek pacienti”, u shpreh ai.

“Omicron në krahasim me deltën është më i transmetueshëm, por risku për të çuar në spital është 80% më i vogël se Delta. Tani ka një digë imuniteti kolektiv. Shumë veta janë vaksinuar. Të gjithë shkojnë tek ky muri i këtij imuniteti. Këto bëjnë që spitalet të kenë shifra më të ulëta”, deklaroi mjeku.

“Nuk është një virus që do zhduket, por duke shkaktuar gjithmonë e më pak pasoja, pra do kthehet dikur si gripi, por pandemia akute nuk ekziston më”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb