Teksa në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve u parashtrua pyetja se pse nuk hapen auditorët, anëtarët e tij dhanë edhe disa argumente se pse nuk është marrë ky vendim.

Sipas kreut të ISHP-së, fakti që ka pasur shifra në rritje të rasteve të moshave të reja me COVID-19, ka bërë që mos të merret ky vendim.

“Ne kemi edhe prekjë të grumposhave, ccka është e ndryshme nga javët e tjera. 15-24 vjecc, janë moshat përgjatë kësaj periudhe që kemi pasur atë rritjen, ndaj jemi të kujdesshëm duke konsideruar atë faktor.”, tha ajo.

Ndërkohë që zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli tha se ka dhe mosha të reja me COVID, që janë në gjendje të rëndë.

“Ka edhe mosha të reja në gjendje të rëndë, por jo si më parë”, -tha ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: