DURRËS

Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako ka deklaruar se Bashkia po punon për të pasur një zgjidhje përfundimtare për problemin e mbetjeve urbane. Një grup specialistësh po punon për studimin e fizibilitetit për të gjetur një zgjidhje përfundimtare, nëse do të ketë një landfill të ri për Durërsin, apo do të vendoset variant që mbetjet të dërgohën në Sharrë.

 

E pyetur në lidhje me sezonin turistik dhe parashkimet për këtë vit, Sako deklaroi se është mjaft e vështirë të bëhen parashikime, pasi vjet kishim një sezon shumë të mirë, këtë vit pandemia ka shkaktuar dëme kudo. Megjithatë, tha Sako, ne si bashki do të bëjmë maksimumin përsa i përket pastrimit dhe ofrimit të kushteve sa më të mira për pushuesit.

Në lidhje me godinat e dëmtuara nga tërmeti dhe banorët që presin zgjidhje për këtë problem, Kryetarja Sako tha se ky ëhstë një process shumë kompleks dhe nuk mund të marrë zgjidhje edhe pse jemi 7 muaj pas tërmetit. Ajo shtoi se neser në mbledhjen e këshillit bashkiak do miratohet lista përfundimtare për banorët me kodet DS1, DS2 dhe DS3 dhe më pas ne do kërkojmë nga qeveria fondin përkatës për ta shpërndarë për këto familje. Sako tha se kanë ardhur në vazhdim ekspertizat e thelluara që kemi kërkuar për godinat em DS4 dhe DS5 dhe ne si bashki, me buxhetin tonë, po bëjmë projektpreventivat për riparimin e tyre dhe më pas do kërkojmë fondet përkatëse nga qeveria.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb