DURRES

PD ka reaguar përmes ish deputetit, Ferdinand Xhaferri lidhur me situatën e krijuar me mbetjet në Durrës. Në një dekklaratë për mediat, Xhaferri shprehet se degradimi i Durrësit, ka nisur prej vitit 2007 kur në krye të Bashkisë erdhi Vangjush Dako.

“Ka 13 vjet qe jemi deshmitare te rrenimit te vazhdueshem te qytetit. Nga te gjithe deshtimet e Bashkise, te cilat i kemi pare e i kemi shprehur, pastrimi i qytetit eshte deshtimi me i madh.
Ky deshtim vjen nga arroganca, paaftesia dhe korrupsioni.Por ky deshtim ka nje kosto shume te larte per mjedisin e si rrjedhoje per shendetin e te gjithe qytetareve te Durresit.” u shpreh Xhaferri.

Deklarata e Plotë:
Degradimi i Durresit ka filluar qe ne vitin 2007 kur ne krye te Bashkise u vu Vangjush Dako e se bashku me te mafia dhe krimi. Ka 13 vjet qe jemi deshmitare te rrenimit te vazhdueshem te qytetit. Nga te gjithe deshtimet e Bashkise, te cilat i kemi pare e i kemi shprehur, pastrimi i qytetit eshte deshtimi me i madh.
Ky deshtim vjen nga arroganca, paaftesia dhe korrupsioni

Por ky deshtim ka nje kosto shume te larte per mjedisin e si rrjedhoje per shendetin e te gjithe qytetareve te Durresit.

Ne 2018 si pasoje e djegies ne qiell te hapur te mbeturinave ne Porto-Romano u shpall emergjenca mjedisore. Eshte bere nje tender korruptiv prej 11,5 milion Euro per ta kthyer fushen ku digjeshin mbetjet ne Porto-romano ne Eco-Park. Ndersa jane levruar parate e korrupsionit nuk ka para per te hequr mbetjet e shperndara, ne te gjithe qytetin, ne fillim te sezonit turistik. Ne vend te zgjidhjes se problemit Bashkia vetem sa kerkoi ta spostonte ate duke cuar mbetjet ne Manze. Prandaj kete fundjave qytetaret e Manzes protestuan papushim kundra helmimit te femijeve te tyre. Te zevendesosh nje katastrofe mjedisore me nje tjeter eshte deshtim i paprecedente.

Teksa Dako dhe Rama mendojne si te perfitojne edhe me shume nga tenderi i Eco-Parkut, qytetaret e Durresit dhe te Manzes vazhdojne e frymojne mes mbetjeve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb